Futboll Sport

SKANDALI/ Presidenti jep dorëheqjen nga klubi italian, policia i gjeti në makinë…

Marçelo Çiançi ka dhënë dorëheqjen nga posti si presidentit i klubit italian të Novarës. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, policia ka gjetur një zarf me 200 mijë euro në makinën e tij, të fshehur brenda një kutie ushqimi.

Nervozizmi i tepruar i Çiançit, solli dyshime te policia që pas kontrollit të hollësishëm gjeti shumën e parave. Nuk ka mundur të shpjegojë origjinën e parave, të cilat janë konfiskuar nga policia dhe rasti ende po hetohet.

Pas këtij rasti, italiani ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit të Serisë C, aty ku ndodhej nga viti 2019. Pritet që në ditët në vijim të mblidhet bordi drejtues i Novarës ku do të vendoset për presidentin e ri.

Related posts

Katër emergjencat e Lopetegui: Nga Ronaldo tek Neymari

Sadik.Autor

“KUQEZINJTË” PROJEKTOJNË TË ARDHMEN/ Ja oferta e Milan për rinovimin e Ibrahimovic-Donnarumma!

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Agjenti Raiola “zbutet” me Manchester United pas pandemisë. Ndryshon e ardhmja e Pogba

Delo.autor

Leave a Comment