Futboll Sport

PANUCCI-NISHANI/ Çudia shqiptare bëhet lajm edhe nga “Washington Post”

Gazeta e mirënjohur amerikane “Washington Post” i ka kushtuar vëmendje padisë civile, që trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci ka bërë kundër ish-presidentit të Republikës Bujar Nishani. Në artikullin e gazetës amerikane, versioni online, shkruan që në titull: “Trajneri i Shqipërisë, Panucci, padit ish-presidentin e vendit”. Ndërsa më tej “Washington Post” vijon: “Christian Panucci, ka ngritur një padi civile kundër ish-presidentit të vendit, pasi ky i fundit e ka quajtur atë “sharlatan”, pas humbjes së një ndeshje miqësore futbolli”-shkruan gazeta amerikane.

Duke iu referuar zëdhënësit për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gerti Çarçani, media amerikane shkruan se trajneri kërkon një dëmshpërblim prej 116,000 dollarësh, për shkak të dëmtimit të imazhit. Ky është një rast i rrallë, që një trajner i ekipit kombëtar të futbollit të ngrejë padi ndaj një politikani, duke i kërkuar edhe një shumë të majme parash. Po aq e rrallë është që një “çudi” shqiptare, si kjo në fjalë, të tërheq vëmendjen e një media prestigjioze ndërkombëtare.

Related posts

“FUTBOLLI GJERMAN ËSHTË I ÇMENDUR”/ Roca: Ja diferenca mes Nagelsmann dhe Flick

Delo.autor

FORMULA 1/ Ankth, festë, përsëri ankth. Shihni si e përjetuan mekanikët e Red Bull xhiron historike të Versttapen (VIDEO)

Delo.autor

A JEPET I NJËJTI DËNIM PËR CR7 SI NË RASTIN E SIMEONES? Avokati i drejtësisë spotive shpjegon veprimin e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment