Champions League Futboll Sport

DUELI NË CHAMPIONS/ Barça-PSV: Katalanasit s’humbasin në shtëpi prej 3 vitesh

Champions League do të kthehet mbrëmjen e së martës dhe një nga ndeshjet kryesore do të jetë ajo që do të zhvillohet në “Camp Nou” mes Barcelona dhe PSV, e vlefshme për javën e parë të Grupit B.

Të dy këto ekipe janë kampionë të kampionateve respektive dhe do të ndeshen për herë të parë që nga përballja e dyfishtë e zhvilluar në fazën me grupe të Champions League në sezonin 1997/98, me të dy takimet që janë mbyllur me rezultatin 2-2. Historia e rballjeve të drejtpërdrejta anon pak nga katalanasit, që kanë marrë 2 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje në takimet e luajtura kundër holandezëve.

Për sa i takon ecurisë së dy ekipeve në kompeticionet europiane të viteve të fundit, Barça ka një avantazh të ndjeshëm, me skuadrën e Ernesto Valverde që nuk ka pësuar asnjë humbje në 26 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi në kompeticionet europiane (24 fitore, 2 barazime), ndërsa PSV nuk ka marrë asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit që ka zhvilluar në fazën me grupe (2 barazime, 4 humbje).

Kampionët e Spanjës do të paraqiten në këtë sfidë pas fitores së gjashtë radhazi të marrë në La Liga. Ndërkohë, ky takim premton gola, duke parë se të dy ekipet kanë shënuar dhjetë ose më shumë gola në dy ndeshjet e tyre të fundit.

Për më tepër, PSV është skuadra që ka shënuar më shumë gola mes gjashtë kampionateve kryesore të Europës, me 21 realizime pas vetëm pesë ndeshjesh (të gjitha të fituara). Në fund, të dy skuadrat kanë shënuar në gjashtë përballjet e tyre të drejtpërdrejta dhe të gjitha këto ndeshje kanë sjellë mbi 2.5 gola.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Pret Parmën e më pas Tottenhamin, Interi gati të ndezë “San Siron”

Isa.Autor

Skënderbeu në merkato, synohet mesfushori i Teutës

Sadik.Autor

PARALAJMËRON KAPIONËT E ITALISË/ Luciano Moggi: Mos u gënjeni nga fitorja në Kiev, Pirlo…

Delo.autor

Leave a Comment