Futboll Sport

Për pak i morën frymën gjatë festimit/ Kroacia nderon fotografin e famshëm të Botërorit

Juri Kortez, fotografi meksikan, i cili u bë i njohur për faktin që u zu poshtë nga Mario Manxukiç, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë në Kupën e Botës, shprehet se është mahnitur nga bukuritë e Kroacisë, si dhe të njerëzve të saj.

Kortez dhe familja e tij, shkuan me pushime në Kroaci, të paguara nga Bordi Kombëtar Kroat i Turizmit, pas incidentit që ndodhi në Kupën e Botës. Gjithashtu, fotografi meksikan mori edhe disa dhurata, që do i ketë kujtim për një kohë të gjatë.

Ai mori një video mesazh nga Luka Modriç dhe Dejan Lovren, e gjithashtu një flamur të Kroacisë, e një bluzë të kombëtares, të firmosur nga vetë Mario Manxukiç, që shkoi pikërisht të festonte golin mbi fotoreporterin.

Related posts

I KA DITËT E NUMËRUARA TEK MALAGA/ Mesfushori Bare pret 20%-in për kalimin në Barcelonë

Delo.autor

GOLAT/ Kryesuesit e Serie A bien në shtëpi, Atalanta shënon tre herë në Napoli! Fusha për Romën dhe Interin

F.autor

REAL MADRID-ALAVES/ Pas 11 minutash lojë, Benzema shënon me “bekimin” e Ramos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment