Futboll La Liga Sport

TALENTI BRAZILIAN/ Arthur falënderon MESSIN dhe tregon dy ËNDRRAT e mëdha

Arthur ka filluar një ëndërr në Barcelonë. Ndërkohë, ai u vlerësua nga Leo Messi si përforcimi më i mirë i klubit këtë verë, duke e krahasuar edhe Xavin, në një intervistë të mëparshme me “Radio Catalunya”.

I kënaqur nga fjalët e kapitenit të tij në “Camp Nou”, mesfushori i ri i skuadrës katalanase foli të mërkurën, pas trajnimit të kombëtares braziliane në New Jersey, ku Brazili do të përballet me SHBA të premten. Ai e falënderoi argjentinasin, edhe pse me kujdes:

“Unë jam shumë i kënaqur të marr lëvdata nga Messi, i cili është një djalë i jashtëzakonshëm. Kjo tregon se kam një përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar klubin dhe ekipin kombëtar brazilian. Duhet të vazhdoj të bëj punën time sa më mirë të jetë e mundur.

Që nga fëmijëria jam frymëzuar nga Xavi dhe Iniesta. Kam qenë përherë në ndjekje të lojës së tyre, jam përpjekur që t’i imitoj. Doja të bëhesha si ata. Por, unë jam Arthur, kam ende shumë për të provuar e për të arritur atë që ata dhanë te Barcelona. Në karrierën tënde ia vlen të përdorësh “pasqyra” të tilla, para të cilave të përpiqesh për të përsëritur karakteristikat e tyre më të mira.

Nëse do të më pyesnit mua disa vite më parë për dy ëndrra të mëdha, do t’u thoja pa hezitim: të luaj me Barcelonën dhe ekipin kombëtar. Dy ëndrra të realizuara tashmë, ndaj dua ta përjetoj këtë moment fantastik. Jam vërtet shumë i lumtur”.

Related posts

DORËZOHET REAL MADRID/ Modric largohet në janar

Isa.Autor

Deshamp nuk e mori në Rusi, por ylli i Realit nuk e harron të urojë francezët (FOTO)

Isa.Autor

Trajneri i Francës lëshon sfidën: Në Rusi jemi për Kupën

Sadik.Autor

Leave a Comment