Boks Sport Të tjera

BOTËRORI I BOKSIT/ Beqiri ndalet në gjysmëfinale, por i dhuron Shqipërisë medaljen e bronzit

Është ndalur në gjysmëfinale aventura e boksierit shqiptar Alban Beqiri në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd (Serbi). 27-vjeçari shqiptar është mundur sot në mbrëmje nga rusi Vadim Musaev në peshën 71kg, duke mos dalë dot në finale dhe të duelojë për të artën.

Gjithsesi, Beqiri ka shkruar historinë e boksit shqiptar, duke shkuar në katërshen e më të mirëve dhe ka siguruar medaljen e bronzit, e para për vendin tonë në një event të tillë ndërkombëtar në sportin e boksit. Në sfidën e sotme, Beqiri u mund 5-0 nga rivali rus, duke shkuar në finalen e peshës 71kg.

Beiqiri bëri një paraqitje të mirë, duke dueluar fort ndaj rusit në të trija raundet, por pa mundur të fitojë. Musaev, një boksier me përvojë, vuajti shumë për të mposhtur boksierin kuqezi. Stafi i boksierit shqiptar ka bërë me dije para sfidës se Beqiri ka një dëmtim në dorë, por që nuk e ka ndalur të boksojë.

Në këtë botëror, në turin e parë, Beqiri fitoi ndaj kenianit Boniface Maine dhe më pas eliminoi lituanezin Saimonas Banys (turi i dytë). Në sfidën e tretë ai mundi Eduardo Beckford të Panamasë, ndërsa në çerekfinale triumfoi ndaj jordanezit Zeyad Eashash, duke hyrë në 4 më të mirët e botës në peshën 71kg.

Related posts

NË NJË PERIUDHË DELIKATE/ Interi buzëqesh më në fund, pranon rinovimin e kontratës ylli…

Delo.autor

RONALDO-MESSI JASHTË/ Bota e futbollit ndryshon! Fundi i një epoke?

Delo.autor

THIAGO MBETET NË MYNIH/ Liverpool e “tradhton” për tri arsye kryesore

Delo.autor

Leave a Comment