Futboll Sport

ATLETIKA/ Luiza Gega shkëlqen edhe në Francë. Ja REKORDI i ri kombëtar që vendosi

Lajme të mira për sportin shqiptar, dhe të veçanti për atletikën, vinë nga Franca. Kampionia shqiptare, Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë në turnetë ndërkombëtarë.

Atletja kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15 minuta e 16 sekonda në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.

Gega përmirësoi kohën e saj me 23 sekonda, pasi më herët në gjysmë maratonën e 5 kilometrave kishte arritur kohën 15:39. Për vetëm 2 sekonda, e paepura Gega do të kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik të kësaj disipline.

Me kohën 15:16, Luiza Gega u rendit në vend të shtatë në mitingun e Lilles, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.

Related posts

Habisin fqinjët, titullin në Shqipëri e fiton SKËNDERBEU, meritat i kanë italianët

Sadik.Autor

HYN NË FUQI RREGULLI PËR TËHUAJT/ Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar

F.autor

RILTHIMI I BONUCCIT NGA MILAN TEK JUVE/ Zbulohen mesazhet me ultrasit: Ishte sulm për klubin jo për mua

Delo.autor

Leave a Comment