Futboll Seria A Sport

Pështyu kundërshtarin/ Douglas Costa reagon për gjestin e turpshëm (VIDEO)

Douglas Costa u ka kërkuar falje publikisht tifozëve të Juventusit dhe bashkëlojtarëve të vet, pasi u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq për shkak se e goditi me bërryl, kokë dhe e pështyu Federico Di Francescon në fitoren e Juves 2-1 ndaj Sassuolos.

Incidenti u kap në kamera dhe pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari kryesor i takimit e përjashtoi atë nga loja me karton të kuq.Për këtë, Costa do të dënohet të paktën me tri ndeshje, ndoshta edhe më shumë.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë. Po ashtu, u kërkoj falje bashkëlojtarëve, të cilët i kam gjithmonë përkrah, në kohë të mira dhe këqija. Ishte gjë e shëmtuar, jam i vetëdijshëm për këtë dhe ju kërkoj falje të gjithëve”, shkroi Costa në Instagram.

Related posts

Kartoni i kuq i ndal hovin, Japonia mposht Kolumbinë dhe ngjitet në krye të grupit (VIDEO)

Sadik.Autor

Probleme tek Inter: Jam vënë në diskutim nga klubi…

Sadik.Autor

PAS SUKSESIT NË “COPA AMERICA”/ Entuziasëm në radhët e tifozëve, Messi zbarkon në Barcelonë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment