Futboll Sport

SHTYHET RIKTHIMI I ASLLANIT PAS KARTONIT TË KUQ/ Komisioni i Disiplinës në Turqi dënon mesfushorin kuqezi

Kristjan Asllani u ndëshkua me karton të kuq ndaj Konyaspor, në ndeshjen debutuese me Besiktas. Fillimisht u mendua se mesfushori i kombëtares do shlyente dënimin në takimin ndaj Kocaelispor në kupë, për t’u rikthyer në fundjavë në kampionat, por nuk do ndodhë kështu. Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke ka vendosur që të pezullojë me dy ndeshje Asllanin.

“Futbollisti i Besiktas, Kristjan Asllani, dënohet me pezullim prej dy ndeshjesh në kompeticione zyrtare në përputhje me Nenin 43 të Rregulloreve të Disiplinës për një faull të rëndë ndaj një lojtari të ekipit kundërshtar në ndeshjen Beshiktash-Koniaspor të luajtur me 31 janar”, shkruhej në vendimin e marrë sot nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke.

Related posts

FALË SUKSESIT NË LIGËN E KOMBEVE/ Kosova shënon ngritjen më të lartë në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Isa.Autor

Rikthehet Milani i frikshëm, kjo shifër po tmerron klubet e mëdha europiane

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Spanjë-Ishujt Faroe. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment