Futboll Seria A Sport

PLAS IRONIA NË ANGLI/ Sulmuesi i Man United feston Krishtlindje 112 ditë përpara

Romelu Lukaku mesa duket po pret me padurim të vijnë festat e fundvitit teksa është kapur duke veshur mbathje me temën e Krishtlindjeve gjatë fitores 2-0 të Manchester United ndaj Burnley-t të dielën. Sulmuesi i United arriti të shënonte dy golat e fitores në Turf Moor duke hequr i dhënë pak frymëmarrje Jose Mourinhos por nuk ishte paraqitja e tij ajo që u diskutua pas ndeshjes.

Por ishte zgjedhja e mbathjeve që është fotografuar kur ai po mundohej të shënonte tripletën në fund të takimit. Tifozët janë fiksuar te mbathjet e tij teksa ai ka zbuluar bokserat e tij ku shkruhej “Let it Snow”, një këngë e vjetër e Krishtlindjeve. Kaq ka mjaftuar që ato të nisin ironinë.

Edhe për dy golat e tij është folur, por në rrjetet sociale janë marrë më tepër me të brendshmet e tij.

Related posts

Klubi gjerman i thotë jo Arsenalit për trajnerin që ka mahnitur Bundesligën

Sadik.Autor

Akuzon Gjyla: Futbollistët e mi po shiten shumë lirë!

Sadik.Autor

MILAN-FIORENTINA/ Një penallti e fituar nga Saelemaekers, Kessie nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment