Futboll Sport

Takaj presion lojtarëve: Nuk e shkarkoni dot ju trajnerin, Daja…

Skënderbeu nuk po kalon një moment të mirë si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Humbja ndaj Laçit, ku lojtarët ishin të pamotivuar dhe konfirmimi i dënimit nga Komisioni i Apelit të UEFA-s me 10 vite dhe 1 milion euro gjobë, ka krijuar një atmosferë negative në ekip. Për këtë arsye presidenti Takaj ka pasur mbrëmjen e djeshme një mbledhje të gjatë me skuadrën, ku nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të futbollistëve. “Nuk e prisja një lojë të atillë ndaj Laçit në pjesën e dytë. S’e kisha menduar asnjëherë se do të ndodhte. Po kalojmë një periudhë të vështirë pas dënimit të UEFA-s, por ne nuk jemi dorëzuar dhe do të vazhdojmë luftën për të rikthyer të drejtën tonë në vend. Por nuk lejoj që ky dënim të ndikojë te ju, pasi e dinim se do të ishte i tillë”, kanë qenë fjalët e presidentit.

Pas humbjes me Laçin, trajneri Daja u ndje i tradhtuar nga futbollistët e skuadrës së tij dhe ka lënë të kuptohet se mund të japë edhe dorëheqjen. “Ju e keni braktisur trajnerin dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Ai do të jetë në krye të skuadrës dhe pas meje vjen gjithmonë Daja dhe harrojeni se do të mundeni ta largoni trajnerin. Tani dua që të fitoni Kupën e Shqipërisë”, kanë qenë fjalët e presidentit para futbollistëve. Skënderbeu do të ketë finalen e Kupës së Shqipërisë n ndaj Laçit dhe pas titullit kampion që është pothuajse i siguruar, korçarët kanë si synim të fitojnë edhe këtë trofe. Për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lushnjës, për trajnerin Daja do të rikthehen Tefik Osmani dhe Gledi Mici që kanë munguar për shkaqe dëmtimi dhe pezullimi. Ndërkohe që në pritje për t’u konfirmuar nëse do të luajnë apo jo, janë portieri Shehi dhe mesfushori Gjergji Muzaka.

Related posts

Ironia, si Kukësi mund të bëjë Skënderbeun të festojë

Sadik.Autor

KATËR JAVË PA SHËNUAR/ Vllaznia ndanë në “paqe” pikët me Luftëtarin

Delo.autor

Egjipt – Uruguaj/ Nis pjesa e dytë, dy skuadrat duan “të rrëmbejnë” 3-pikët

Sadik.Autor

Leave a Comment