Futboll Seria A Sport

PLAS TEK JUVENTUSI/ Lamtumira e hidhur, Marotta akuzon : “Ishte vendimi i klubit”!

Të shtunën, menjëherë pas suksesit të Juventus ndaj Napolit, administratori i deleguar i bardhezinjve, Beppe Marotta njoftoi publikisht se ai nuk do të mbante më atë detyrë, madje edhe duke dhënë sinjalet e një lamtumire përfundimtare mes palëve, por pa dhënë motivet e këtij vendimi të papritur. Të dielën, sikurse raportohet nga mediat italiane, Marotta, që u vlerësua edhe me çmimin e “The Best executive” si menaxheri më i mirë, ka bërë me dije se vendimi nuk ishte i tij, por i klubit, pavarësisht sukseseve të shumta mes palëve për vite me radhë. “Nuk kishte asnjë arsye apo motiv për këtë. Ishte një vendim që u desh dhe u mor nga klubi. Për dashurinë që kam për këtë ekip, do të përshtatem. E kuptoj dhe është e drejtë që persona të tjerë të ecin përpara”, ishin fjalët e Beppe Marotta për “Rai 2”.

“Unë shpresoj që ata që do të marrin vendin tim, të vazhdojnë të bëjnë atë që ne kemi bërë gjatë viteve të kaluara. Është një zgjedhje e dhimbshme, fatmirësisht ne përjetuam vetëm emocione dhe kujtime pozitive gjatë tetë viteve të fundit”, deklaroi Marotta, i cili gjithashtu mohoi ërish aludimet se do të vetë nominohej për FIGC: “Mohoj faktin që do të nominoj veten time për FIGC, sepse nuk është zgjedhja ime. Nuk e përjashtoj mundësinë që të mund të përfshihem në një tjetër klub të madh. Jam një person që kam qëndruar në të njëjtin klub për 40 vite. Më duhet të rikarikohem, por më duhet të rikthehem në sezonin e ardhshëm, në krye të një tjetër klubi”.

Related posts

POCHETTINO DREJT LARGIMIT NGA TOTTENHAM/ Trajneri dëshiron kalimin tek një tjetër ekip anglez…

Delo.autor

Live/ Meksika “shokon” Gjermaninë dhe kalon në epërsi me mesfushorin e talentuar (VIDEO)

Sadik.Autor

E përditshmja spanjolle: Neymar nuk dëshiron të luajë më as edhe një minutë për PSG-në

Q.Autor

Leave a Comment