Futboll Ligue 1 Sport

PO MAHNIT/ Tuchel vlerëson Di Maria: Është një dhuratë që e kam në skuadër

Skuadra kampione e Paris Saint Germain i ka bërë një start të shkëlqyer kampionatit në League 1, duke i fituar të 8 ndeshjet e luajtura deri më tani dfhe udhëheq renditjen me 24 pikë të plota. Në përballjen e fundit, PSG triumfoi 3-0 në fushën e Nice, me dy gola të Neymar dhe një gol të Nkunku, por për trajnerin Thomas Tuchel lojtari më i mirë në fushë ishte Angel Di Maria. Madje trajneri ka thurur elozhe për sulmuesin argjentinas, duke e konsideruar atë si të rëndësishëm për skuadrën dhe se konsiderohet me fat që ka në ekip një futbollist të tillë.

“Më pëlqen shumë Di Maria, e shoh si një dhuratë që e kam në ekip. E kam parë që më parë, kur luante për Real Madrid, ndaj e konsideroj veten me fat që e kam në skuadër, pasi e shoh çdo ditë në stërvitje, vlerësoj shumë aftësitë e tij. Tani është një lojtar i imi dhe gjithnjë luan për skuadrën. Është një lojtar që ndihmon dhe krijon shumë për të tjerët”, u shpreh Tuchel.

Në këtë ndeshje ai la pushim mjaft lojtarë, si Cavani apo Verratti, që u aktivizua në pjesën e dytë, në prag të ndeshjes që PSG do të luajë ndaj Crvena Zvezda në Champions League mesjavën e ardhshme. “E rëndësishme është që lojtarët i vlerësojnë idetë e mia. Për ata dhe për mua nuk ka rëndësi se kur luajmë, por që adaptohen më së miri me skemën 3-5-2”, tha Tuchel.

Related posts

Më shumë shqetësim për Brazilin, Neymar largohet nga stërvitja

Sadik.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E BOMBERIT POLAK/ Oliver Kahn: Lewandowski është i paprekshëm

Delo.autor

E FUNDIT/ Goditi me shkelma lojtarin, Kastrioti largon trajnerin Ndreu

F.autor

Leave a Comment