Bundesliga Futboll Sport

PRAPASKENA/ BOATENG nuk fsheh zhgënjimin: Doja të shkoja te PSG, por…

U përfol shumë gjatë javëve të fundit për një transferim të mbrojtësit gjerman Jerome Boateng nga skuadra e Bayern Mynih te PSG, madje gjithçka dukej e përfunduar, por në fund 29-vjeçari qëndroi në Bundesligë, ku do të vijojë të luajë për ekipin kampion. Një transferim i dështuar, që ka krijuar pak pesizimëm te Boateng, që pavarësisht kësaj premton se për sa i përket impenjimit të tij në fushën e lojës nuk ndryshon asgjë.

Boateng nuk mohon kur thotë se ishte pranë kalimit te PSG, por nuk shprehet se përse dështoi kjo lëvizje në merkato. “Është e kotë të fshehësh faktin që pati bisedime intensive me klubin parizien dhe trajnerin Thomas Tuchel, por në fund qëndrova këtu. Kjo do të thotë që do të jap maksimumin tim për Bayern sezonin që sapo ka nisur, ashtu sikurse kam bërë gjithnjë”, u shpreh mbrojtësi 29-vjeçar, një nga më të mirët e skuadrës bavareze.

Related posts

E ARDHMJA E POGBAS/ “Djatë e Kuq” hap “dritën jeshile” tek Juventusi, ja lojtari që kërkon në këmbim

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht Juventus dhe mban gjallë ëndrrën për Champions

Delo.autor

AUTOGOLI I VITIT/ Portieri HARRON TOPIN dhe futet bashkë me të NË RRJETË (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment