Futboll Seria A Sport

ANCELOTTI nuk sheh renditjen/ Duam të fitojmë ndaj Sampdorias, pastaj të…

Ndeshja e tretë e kampionatit për Napoli, që pasi luajti dy herë të shtunën në mbrëmje kundër Lazio e Milan, duke i fituar të dyja sfidat, do të udhëtojë për në fushën e Sampdoria, në orën 20:30, të dielën në mbrëmje.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Carlo Ancelotti, tha: “Eshtë shumë shpejt të mendojmë për renditjen, por duhet të mendojmë për fitoren në Genoa, që nuk do të jetë e lehtë. Formacioni? Do të bëj disa ndryshime vetëm për të mbajtur grupin e motivuar, por jo sepse ata që kanë luajtur më parë kanë gabuar. Për fatin tim kam më shumë se 11-të futbollistë që meritojnë të luajnë.”

Ancelotti flet edhe për grupin e Champions League: “Do të jetë e vështirë sepse janë tre ekipe të forta dhe Crvena Zvezda. Kam luajtur në Beograd dhe e di sa i vështirë është ambienti aty. Mendoj se edhe PSG e Liverpool janë të shqetësuar nga ky grup, aq sa jemi ne. Ne kemi kartat tona për të luajtur edhe do t’i përdorim.”

Në fund, trajneri flet edhe për dëmtimet: “Younes ka nisur të vrapojë pas dy muajsh, ndërsa Ghoulam do të bëj një kontroll përfundimtar javën e ardhshme. Meret, ende nuk po punon për hedhjet, por shumë shpejt do të jetë me ne.”

Related posts

“EURO 2020″/ Spanja duhet të bëjë kujdes, Zvicra një rivale “dinake”

Delo.autor

REKORD KËRKESASH/ 25 skuadra në garë për talentin brazilian, ja vendimi i tij…

Delo.autor

NDESHJA E SË PREMTES/ Ja kush do të vendosë “drejtësi” në sfidën Shqipëri-Izrael

Isa.Autor

Leave a Comment