Futboll

U DËMTUA NË NDESHJEN ME VENEZUELËN/ Ja kur pritet të kthehet në fushë “Pleshti”

Lionel Messi është larguar nga përfaqësuesja e Argjentinës dhe nuk do të jetë në dispozicion për miqësoren e të martës ndaj Marokut, pas dëmtimit të pësuar në rrëzë të kofshës gjatë miqësores së të premtes, të humbur ndaj Venezuelës me rezultatin 3-1.

Ylli argjentinas, edhe pse luajti për 90’ minuta, ka ndjerë shqetësimin në kofshë, çka e detyroi të braktisë grumbullimin me përfaqësuesen, për tu rikthyer te Barcelona, madje duke shqetësuar edhe klubin në prag të përballjeve të rëndësishme në program për muajin prill, me Atletico Madrid në La Liga dhe Manchester United në Champions League.

Dëmtimi ka qenë i mjaftueshëm për ta privuar Messin nga miqësorja ndaj Marokut, por gjithsesi konfirmohet se nuk është aq serioze sa për të kushtëzuar planet e Barcelonës. Referuar raportimeve të “Marca”, Messi pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Barcelonës, kur do të presin në shtëpi Espanyol më datë 30 mars.

Me 10 pikër epërsi në krye të klasifikimit të La Liga, Barcelona ka përpara një prill të rëndësishëm, pasi do të ndeshet me Atletico Madrid në La Liga dhe më pas me Manchester United në shtëpi dhe transfertë në takimet e çerekfinales së Champions League.

Është ekstremisht e pamundur që Messi të mungojë në këto sfida të rëndësishme për shkak të këtij shqetësimi. Vetë klubi katalanas publikoi në faqen zyrtare komunikatën: “Lionel Messi nuk pati rikthimin që ai dëshironte në kombëtare dhe një dëmtim e ka shqetësuar mbrëmjen e të premtes, çka do të thotë se ai nuk do të jetë për ndeshjen e Argjentinës ndaj Marokut, në program për të martën”.

Related posts

Rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë Malaga – Barcelona

Q.Autor

Barcelona thellon rezultatin ndaj Deportivos, shkëlqen Suarez (VIDEO)

Q.Autor

TEUTA-PARTIZANI/ Pas një mosmarrëveshje mes Arapit dhe Frashërit, Çinari ndëshkon “Durrsakët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment