Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Ja oferta e çmendur që BALE refuzoi për të qëndruar tek REALI

Gareth Bale në përfundim të sezonit të suksesshëm me Real Madridin duket se e kishte ndarë mendjen për të ardhmen: ai do të largohej në një tjetër klub. Uellsiani nuk ndihej shumë i vlerësuar te “galaktikët”, për më tepër që një pjesë të mirë të sezonit kishte qëndruar në stol. Trajneri Zinedine Zidane nuk e shikonte atë si zgjedhje të parë për formacionin.

Por gjykimin e francezit, Bale e tronditi me atë paraqitje të jashtëzakonshme në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpool-it, ku ai realizoi dygolësh duke ia shtuar klubit lavdinë.

Ndërsa edhe ai la të kuptohej se do të largohej, menjëherë në sulm u hodh Manchester United. “Djajtë e kuq” përgatitën një ofertë të çmendur që ta sillnin uellsianin në “Old Trafford”. Sipas medieve spanjolle anglezët ofruan 222.5 milionë paund te Real Madridi për shërbimet e futbollistit. Ndërkohë që Bale-n kishin në plan që ta shndërronin në një nga futbollistët më të paguar në planet.

Te Reali, uellsiani përfiton 14 milionë euro në një sezon neto, ndërkohë që atij iu ofrua nga United gati dyfishi 25 milionë euro neto në një sezon.

Vetë Bale u kërkoi drejtuesve anglez pak kohë që të vendoste për të ardhmen për të shqyrtuar opsionet që kishte. Por largimi i trajnerit Zinedine Zidane ndryshoi gjithçka. Francezi shpesh e linte atë në stol, ndërsa me ardhjen e Julen Lopetegui-t situata ndryshoi totalisht. Për më tepër që edhe Cristiano Ronaldo u largua dhe tani Bale ka gjithë hapësirën e nevojshme për t’u kthyer në yllin e padiskutueshëm të ekipit të “galaktikave”.

Related posts

AGUERO THYEN REKORD/ Sërish zgjidhet nga Premier League si lojtari… (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ U RIKTHYE tek REALI, tifozët kërkojnë t’i jepet “7” e RONALDOS një DËSHTAKU (FOTO)

Isa.Autor

PUBLIKOI MESAZHET KU KËRKOHEJ VDEKJA E BABAIT TË TIJ/ Djali i trajenrit Pirlo: Nuk dua të bëj viktimën ,por …

Delo.autor

Leave a Comment