Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Klopp ishte pranë Mbappe në verën e 2017, por ja pse nuk ndodhi transferimi

Jurgen Klopp raportohet të ketë qenë shumë pranë transferimit të Kylian Mbappe te Liverpool përpara se ai të kalonte për 180 mln euro te Paris Saint-Germain. Liverpool i kishte vënë syrin francezit që në fillimet e tij te Monaco dhe ishte gati të bënte një ofertë për të pasi shpërtheu në Ligue 1.

Gjithsesi, as sharmi i Klopp nuk arriti të bindë Mbappe pasi gjermani shpenzoi disa orë duke u munduar ta bindë t’i bashkohet Liverpool. Skuadra angleze ishte gati ta bënte lojtarin më të paguar përkrah Philippe Coutinho pas sezonit fantastik te Monaco

Teksa Mbappe u impresionua nga stili elokuent dhe entuziast i Klopp, ai vendosi të qëndronte në Francë duke zgjedhur PSG për 180 mln euro.Liverpool dhe PSG do të ndeshen në Champions League ditën e martë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Standard. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ I papërmbajtshëm Lenjani, shënon SUPERGOL për skuadrën e Sionit (VIDEO)

Isa.Autor

POZICION JASHTË LOJË PUNË CENTIMETRASH/ Por shikoni çfarë bën Leao me portierin e Romës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment