Futboll Premier League Sport

PREKËSE/ Ish-lojtari i Liverpool po lufton me një SËMUNDJE E RRALLË, tërhiqet nga…

Mbrojtësi i Bolton, Stephen Darby ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 29 vjeçare, pasi u diagnostikua me sëmundjen neurone motorike. Mbrojtësi i djathë, i cili e nisi karrierën në klubin e tij të lindjes Liverpool, u diagnostikua me këtë sëmundje të rrallë vetëm kohët e fundit.

Ai u bashkua me Bolton-in në verën e vitit 2017, por nuk ka luajtur që nga dhjetori. “Me trishtim të madh, njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist, për shkak se kohët e fundit jam diagnostikuar me sëmundjen neurone motorike”, tha Darby në një deklaratë të lëshuar nga klubi. “Unë dua të përfitoj nga ky rast për të falënderuar shokët e ekipit tim, Phil Parkinson dhe të gjithë stafin e Bolton Wanderers Football Club, për mbështetjen e tyre të fantastike gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë për mua dhe familjen time. Kërkoj të kem privatësi këto kohë, kështu që unë mund të përgatitem për betejën që kam përpara, dhe në mënyrë që të mund të kaloj kohë me të afërmit e mi”.

Gjatë kohës që luante për Liverpool, Darby u aktivizua edhe me kombëtaren U-19 të Anglisë dhe është aktivizua gjithashtu me Swindon, Notts County dhe Rochdale, para se të bashkohej me Bradford, ku ai kaloi dy sezone si kapiten i klubit nën drejtimin e Parkinson. “Ky është një lajm i trishtuar për Stefan dhe familjen e tij”, deklaroi Parkinson. “Ai është një profesionist i shquar dhe një person fantastik. Tifozët e Bolton Wanderers nuk kanë parë më të mirën e tij, për shkak të mundësive të kufizuara me ekipin e parë, por unë mund t’i siguroj të gjithëve që ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën për mbijetesë vitin e kaluar “.

Related posts

TIRANA-KUKËSI/ Longo me probleme në repartin e sulmit, ja formacioni i mundshëm ndaj “Bardhebluve”…

Delo.autor

U DËMTUA NË NDESHJEN ME JUVENTUS/ Ja kur pritet të rikthehet Sensi në dispozicion të Kontes

Delo.autor

Superkupa e Kosovës/ Finalja Drita-Prishtina, teston stadiumin “Fadil Vokrri”

Isa.Autor

Leave a Comment