Futboll Seria A Sport

PRAPASKENA/ Zbulohet e vërteta pse “ylli” i MILANIT refuzoi ofertën 55 milionë euroshe

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie shihet si lojtari më i rëndësishëm te kuqezinjtë. Kessie gjatë verës refuzoi një ofertë me vlerë 55 milionë euro nga Wolves, por në fund vendosi të qëndrojë në “San Siro”. Ai në ndeshjen kundër Romës ishte njeriu i ndeshjes, ku arriti të shënojë për fitoren e “Rosonerëve” me rezultatin 2-1.

Tani duket se Rino Gattuso po i kërkon atij të bëjë edhe më shumë. Ai nuk dëshiron vetëm një shkatërrues, ai dëshiron që Kessie të jetë njeriu që bën kombinimin e duhur me Calhanoglun dhe Suson, si dhe Gonzalo Higuainin.

Tani flitet për një zgjatje të re të kontratës, ku Kessie do t’i rritet edhe paga.

Related posts

JOTA MUND T’I “VJEDHË” VENDIN SHOKUT TË SKUADRËS/ Klopp: Bota është me të vërtetë një vend i shëmtuar

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja PSG-Real Madrid. Rezultati 1-0

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I “VERDHEKUQVE”/ Mourinho me ide të qarta tek Roma, vendos për fatin e Kumbullës

Delo.autor

Leave a Comment