Futboll La Liga Sport

Largimi i Iniestës nuk ndihet/ Ky lojtarë po e zëvendëson plotësisht spanjollin (VIDEO)

Mendohej se askush nuk mund të zëvendësojë plotësisht Andres Iniestën te Barcelona, ​​as në fushë dhe as në dhomat e zhveshjes. Pas 22 vitesh si katalanas, Iniesta u largua nga “Camp Nou” dhe për shumë tifozë blaugranas, ishte një humbje e madh.

Barcelona nuk është një klub që lë boshllëqe në ekip. Mesfusha e katalansve mbetet ende ndër më të mirat në Evropë. Kjo është edhe për meritë të Filipe Kutinjos.

Duke luajtur nën hijen e legjendës në sezonin e tij të parë në klub, Kutinjo nuk e pati shumë të lehtë. Por largimi i Iniestës duket se i ka dhënë krahë 26-vjeçarit. Tani ai mund të luajë në pozicionin e tij të preferuar në mesfushë.

Po, ai nuk mund të zëvendësojë ikonën e klubit në zemrat e tifozëve, por ai mund të sigurojë që rezultatet në fushë janë aq të mira sa me Iniestën në fushë.

Related posts

Tottenham shkatërron Everton, Kane vendos rekord

Q.Autor

“Lumë” trajnerësh për Vllazninë, vetëofrohet një trajner kampion

Sadik.Autor

Unai Emery: Arsenal mund të afrojë edhe një kampion të madh

Isa.Autor

Leave a Comment