Futboll Seria A Sport

SKRINIAR lëshon sfidën/ Mezi pres të përballem me MESSIN dhe RONALDON

Interi do të rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen ndaj Tottenhamit më 18 Shtator, por rivali i shumëpritur nga zikaltrit, është skuadra tjetër e grupit, Barcelona. Këtë e konfirmon edhe Milan Skriniar, qendërmbrojtësi sllovak që gjithmonë e më shumë po merr rolin e liderit në skuadrën zikaltër të drejtuar nga Luciano Spalletti.

“Mezi pres të luaj në Champions dhe të përballem me Messin. Por dua të luaj edhe kundër Cristiano Ronaldos. Ardhja e tij në Serinë A, është një lajm i mirë për të gjithë futbollin italian, pasi sytë e botës janë rikthyer edhe njëherë këtu. Ndjehem në formë dhe dua të përballem me ta”, deklaroi Skriniar.

Skriniar mungoi në ndeshjen e parë për shkak të një debutimi, por luajti në dy takimet e radhës, ndërsa fundjavën që lamë pas, Interi gjeti edhe fitoren e parë në kampionat, duke mposhtur Bolognën me rezultatin 0-3.

“Ndaj Bolognës morëm atë që donim, ndonëse me shumë mundim. Ishim disi të nervozuar për atë start të dobët të kampionatit, ndaj donim të reagonim. Dëmtimi im është harruar tashmë dhe jam gati për një sezon mjaft të mirë”, tha qendërmbrojtësi sllovak.

Related posts

E FUNDIT/ Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit

Delo.autor

“CRVENA NUK PATI ASNJË RAST TË PASTËR”/ Tefik Osmani: Më mirë të luash keq dhe të fitosh…

Delo.autor

Ronaldo: Kur luaja në rrugë, s’e imagjinoja se një ditë do ta shkrepja këtë foto

Q.Autor

Leave a Comment