Futboll Sport

PREKËSE/ Kampionia olimpike e çiklizmit jep LAJMIN E HIDHUR: Jam PARALIZUAR

Çiklistja gjermane, Kristina Vogel nuk do të mund të vazhdojë të marrë pjesë në kampionatet e çiklizmit. 27-vjeçarja pësoi një përplasje të tmerrshme me një tjetër çikliste në pistën e Kotbusit dhe më pas iu desh ti nënshtrohej menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale.

Kampionia olimpike në garat me biçikletë në pistë ka dhënë një intervistë për “Der Spiegel” teksa jep një lajm të hidhur ku pranon se është paralizuar.

“Është një situatë e tmerrshme. Nuk mund të eci më, kjo është situata të cilën nuk mund ta mbuloj më. Por çfarë të bëj, përveçse të shoh përpara? Mendoj se, sa më parë ta pranoj këtë realitet, më mirë do të mund ta menaxhoj”.

 

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN/ Menaxheri: Bayern këmbënguli për Hysajn, por mbrojtësi u dogj nga…

Delo.autor

PLAS SKANDALI I BASTEVE/ Si mashtroi ish-Presidentja e Kastriotit, administratorit e Korabit për 10 mijë euro

Isa.Autor

Kamza nis të “restaurohet”, rinovon mbrojtësi Igor Cukovic

Sadik.Autor

Leave a Comment