Futboll Sport

Shqipëria luan me Izraelin/ Një vizitor special ndjek kuqezinjtë në stadium

Për pak minuta në “Elbasan Arena” pritet të fillojë ndeshja, Shqipëri-Izrael. Mes një atmosfere të vakët dhe pa shumë mbështetës, kuqezinjtë mbrëmjen e sotme do të kenë edhe një tifoz të veçantë. Bëhet fjalë për ish-trajnerin, Gianni De Biasi. Tekniku italian është parë të futet në stadium vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes dhe do ta njek përballjen nga tribuna vip.

Herën e fundit që Izraeli erdhi për të luajtur në Shqipëri, De Biasi ishte në stolin e kombëtares kuqezi.

Tekniku italian u largua nga drejtimi i përfaqësues shqiptare pikërisht pas fitores 0-3 në izrael, e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror, “Rusi 2018”. De Biasi gjithashtu është parë në hyrje të “Elbasan Arena” me presidentin e FShF-së, Armando Duka.

Nuk dihet nëse kjo prani e De Biasit në stadium në prag të kësaj ndeshje mund të shërbejë si presion për trajnerin aktual të Shqipërisë, Panucci. Vlen të kujtojmë se Gianni De Biasi nuk është në drejtimin e asnjë skuadre për momentin.

Related posts

E PARITUR/ Deschamps publikon listën për Ligën e Kombeve, lë jashtë “YJET” e sulmit

Isa.Autor

ZBULON PLANET ME ROMËN/ Mourinho: Ja pse jam një trajner më i mirë se në kohën e Inter-it

Delo.autor

REAL MADRID RIKTHEHET NË FORMË ME GJASHTË FITORE RADHAZI/ Casemiro: Mëkat që u ndal kampionati, ne duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment