Futboll

Mourinho thumbon Pogban: “Pyeteni atë pse po dështon – jo mua!”

Ende nuk ka paqe mes Mourinhos dhe Pogbas dhe nëse vazhdon kështu deri në fund të sezonit, ndarja mund të ndodhë gjatë verës.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, thumboi Paul Pogban duke thënë se ndoshta vet ai mund të tregojë për paraqitjet e dobëta që i kanë kushtuar me humbjen e vendit të titullarit.

Pogba ka startuar vetëm katër ndeshje në 11 të fundit pas formës aspak të mirë.

“Pyeteni atë. Pyeteni atë kur e ka shansin çfarë mendon për atë”, u përgjigj Mourinho kur u pyet për formën e 25 vjeçarit.

“Nuk ka asgjë të bëj me lëndimin. Rikuperimi ka qenë i mirë. Është e vërtet se ka pasur një lëndim të rëndë, që ndoshta klubet tjera do ta kishin futur në operim lojtarin, por (forma e Pogbas) nuk ka të bëjë me lëndimin, ai është shëruar, është mirë”, shtoi Mou.

Related posts

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Delo.autor

ÇFARË KUNDRASULMI/ Koke shkruan historinë me golin pas 87 sekondave

Isa.Autor

JUVENTUS-MILAN/ Sfida që premton spektakël, ja formacionet e mundshme për të dy ekipet

Delo.autor

Leave a Comment