Futboll Seria A Sport

ZHGËNJIMI NË DERBIN E MADONINËS/ Giampaolo ndryshon Milanin për transfertën me Torinon

Humbja në derbi ka prishur humorin në shtëpinë e Milanit, me trajnerin Giampaolo që po has më shumë vështirësi sesa ishte parashikuar, për të kaluar idetë e tij te grupi i futbollistëve, por edhe me drejtuesit e kanë filluar të dyshojnë për të ardhmen e teknikut.

Kanë qenë pikërisht këta të fundit që nuk e kanë fshehur zhgënjimin për humbjen ndaj Interit dhe njëkohësisht kanë konfirmuar mbështetjen për trajnerin, por në mbledhjen me të, i kanë kërkuar integrimin më të shpejtë të të rinjve në formacion.

Ndaj zikaltërve Leao ishte i vetmi i ardhur në verë, që e nisi sfidën si titullar dhe ishte për habinë e Giampaolos, nga më të mirët në fushën e lojës, ndërsa drejtuesit po kërkojnë që të enjten ndaj Torinos, të luajnë edhe të tjerë futbollistë.

Një tjetër emër që pritet të zbresë titullar në Torino, përveç Leaos, do të jetë spanjolli Theo Hernandez, që luajti pak minuta në derbi dhe tregoi se ka një marsh tjetër, krahasuar me zviceranin Rodriguez.

Gjithashtu në fushë pritet të luajë titullar edhe algjeriani Bennacer, që pritet të marrë “kabinën e regjisë” së lojës së skuadrës, për të ulur në stol argjentinasin Biglia, që nuk ka bindur aspak në këto javë të fundit.

Krahas këtyre ndryshimeve në emra, një tjetër çështje që shqetëson drejtuesit është ajo e skemës, pasi Suso vazhdon të luajë fantazist në 4-3-1-2, por deri tani nuk ka bindur aspak dhe ideja e hedhura ndaj Giampaolos, është të kalohet te rreshtimi 4-3-3.

Shumë ndryshim për një transfertë të vështirë si ajo ndaj Torinos, por që gjithsesi duket se vështirë të mjaftojnë për të bërë diferencën në fushë dhe për të rikthyer Milanin te fitorja.

Related posts

Lamela tregon makthin: Mendova se nuk do të luaja më futboll

Q.Autor

“QUAJENI TË MBARUAR KALIMIN E MBAPPE TEK…”/ Shoku i ekipit tek Franca zbulon të ardhmen e yllit

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Interi mposht Venecia-n me dyshen Calhanoglu-Lautaro, “Zikaltërit” -1 nga kreu

Delo.autor

Leave a Comment