Futboll Shqipëri Sport

Panuçi: Izraeli më kujtoi Skocinë në Gllazgou, është java më e lumtur që kur kam…

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, doli në konferencën për shtyp ku u shpreh optimist për sfidën e nesërme ndaj Izraelit:

Duket se në Kombëtarja është një atmosferë optimiste…

Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Morali është shumë i lartë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi.

Keni krijuar ndonjë ide për formacionin që do të luajë nesër?

Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam patur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci.

A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda?

Grezda është rikuperuar, nuk ka probeme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen.

Në raport me takimin e “Elbasan Arenas”, çfarë ndeshje prisni?

Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgoë. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne.

A keni një koment për Balliun?

Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionit.

Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni?

Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses.

Sa e njihni Izraelin dhe lojtarët e mirë të tij?

E nohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë.

Janë provuar disa skema, me cilën skemë do të luajmë?

Do ta shihni nesër, sigurisht. Do ta vendosë kapiteni pak më vonë (qesh).

 

Related posts

ZYRTARE/ Marrin fund të gjitha dilemat, Ngo i jep fund pushimeve. Sulmuesi anglez prezantohet tek klubi…

Delo.autor

GRUSHT NDAJ SANE/ Bayern me “dorë të hekurt”, nxjerr në shitje Mane

F.autor

“KJO HUMBJE NA KUSHTOI SHUMË NË RENDITJE”/ Inzagi i dëshpëruar: S’mund të bëj rotacion

Delo.autor

Leave a Comment