Futboll Seria A Sport

“KAM ËNDËRRUAR TË JEM KËTU”/ Blerja e re e Milanit: Ja çfarë pres të më ndodhë kur të hyj në “San Siro”

Milani bëri një goditje në orët e fundit të merkatos, duke afruar në ekip talentin belg Aleksis Salemakers, nga Anderlehti.

Pikërisht ky i fundit ka folur për kanalin zyrtar të Milanit, ku ka treguar për ëndrrën e tij, lojtari inspirohet dhe ndeshja nesër në “San Siro”.

“Unë mendoj se Milani është një klub i shkëlqyer, të gjithë futbollistët ëndërrojnë të luajnë në një klub të tillë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi.

Interesimi i Milani? Ndjeva krenari sapo e mora vesh. Kjo për shkak se e kam konsideruar Milanin gjithmonë një klub legjendar dhe një ekip që e kam pasur ëndërr të luaja.

Unë jam frymëzuar shumë nga Ibrahimoviç. Mendoj se ai është një futbollist që ka një dëshirë të madhe për të fituar.

Objektivat? Të përpiqem të jap më të mirën për këtë ekip, në stërvitje dhe në ndeshje, për t’iu treguar tifozëve se kam një dëshirë të madhe për të ndihmuar këtë klub të madh.

Ndeshja e parë në “San Siro”? Mendoj se do të jetë një moment shumë i bukur për mua. Të jem në gjendje të hyj në këtë stadium dhe të shkel barin para të gjithë tifozëve, do të më bëjë të dridhem.”, u shpreh Salemakers.

Related posts

FLET HAPUR PËR MERKATON/ Mourinho: Nuk blihet lojtar i mirë pa shpenzuar kaq para

Delo.autor

SLLOVAKU RIKTHEHET NË OBJEKTIVIN E “DJAJTË E KUQ”/ Zbulohen shifrat “STRATOSFERIKE” për blerjen e yllit e Interit…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Konfirmohet arbitri për Bayern – Real

Sadik.Autor

Leave a Comment