Futboll Sport

Rashica në mbështetje të Mustafit/ SHQIPTARI “çmend” serbët me postimin e fundit (FOTO)

Shkodran Mustafi mundi të shënojë sot golin e parë me ekipin e Arsenalit. Këtë moment mbrojtësi e ka festuar duke bërë shqiponjën ndërkohë që vraponte ndaj asistuesit, Granit Xhaka. Ky veprim është komentuar gjatë, madje është thënë që Mustafi mund të dënohet lidhur me veprimin e fundit.

Në mbështetje të mbrojtësit ka dalë, Milot Rashica. Ky i fundit shënoi golin e fitores ditën e djeshme, duke i dhuruar tre pikën werder Bremenit. Edhe Rashica ka festuar në të njëjtën mënyrë si Mustafi, me shqiponjë.

Këtë moment, lojtari kosovar e ka postuar në llogarinë e Instagram, si për ti thënë Msutafit se nuk ka bërë asnjë gabim, përkundrazi, shqiponjën dykrenare e ka bërë dhe ai pak orë më parë dhe se ndaj tij nuk pritet të merret asnjë vendim, pasi ishte një festim më se normal.

Related posts

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pirlo përdor rotacion, Ibrahimovic nuk preket (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Teuta në “Selman Stërmasi”, mbyllet pjesa parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

SKENAR I “ÇMENDUR” NGA FRANCA/ Nëse Pogba largohet në verë, ja lëvizja e bujshme për “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment