Futboll Sport

PASI E PUTHI GJATË INTERVISTËS/ Zinçenko i bën propozimin e veçantë partneres së tij (FOTO)

Oleksandr Zinçenko dhe Vlada Sedan njihen për lidhjen e tyre, për shkak se gjithçka ka nisur në një transmetim direkt në TV.

Lidhja e tyre kishte nisur në qershorin e këtij viti, teksa pas përfundimit të ndeshjes Ukrainë-Serbi, e cila përfundoi me rezultatin 5-0 në favor të këtyre të fundit, gazetarja Vlada Sedan, kishte marrë në intervistë pikërisht mbrojtësin e Mançester Sitit.

Menjëherë pas përfundimit të intervistës, Zinçenko nuk përmbahet dot, dhe e puth gazetaren ukrainase ndonëse ishin në transmetim direkt. Që nga ajo kohë të dy personat kanë nisur një lidhje midis tyre, teksa së fundmi ka ardhur edhe propozimi për martesë.GSG

Në një postim në “Instagram”, Vlada Sedan ka postuar një foto ku duket futbollisti teksa e ka propozuar atë për martesë. Ajo që po tërheq menjëherë vëmendje, është pikërisht se propozimi është bërë në një fushë futbolli.

101539486-00171a92-7ff0-4abc-87ba-2a840be83dbb 101539540-2cc2fd5c-d0f3-4a08-9cc4-6a0252393d5d 101539615-4bf3b1b0-b3ef-49c9-889f-f37a19384579 101539680-f0275c71-63f2-46a9-ae0e-91a69e709497 101539745-dedd099d-3e4f-479b-87bc-f4a4ac20ac13 101539818-c431f2d4-fb23-42a0-8ca4-e929847456e8 101539929-19e8f947-524c-4b21-b1bb-1f1b1fbf5862 101540021-5bef8327-23d2-4140-bcf1-6f8e93f511eb 101539307-0a8ba629-1b7d-477b-bc68-5d7b03f98bdd 101540416-41fef9c3-dc7b-4777-951e-35c6a8bfdd62 101541222-859ed082-3553-4d18-973f-676b3f945add

PANORAMASPORT.AL

Related posts

SHQIPËRI-MOLDAVI/ UEFA merr vendimin, ja ku do të luhet sfida e 11 qershorit

Delo.autor

DO TË RINOVOJË KONTRATËN ME PSG-NË? Flet mamaja e Rabiot: Ja si qëndron e vërteta

Delo.autor

DUAN TË JENË FITUES/ Fabinho fton një kampion bote tek Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment