Futboll La Liga Sport

REALI e BARÇA dy “mbretërit” e penalltive të dhëna në Champions, ndërsa RONALDO…

Real Madrid dhe Barcelona janë dy ekipe që kanë marrë më shumë penallti në favor në historinë e Champions League, sipas një raporti të Uefa-s. Nga 631 penalltitë që janë dhënë nga arbitrat që kur filloi kompeticioni më 1992, 84 prej tyre janë në favor të gjigantëve të La Liga-s, 42 për Real Madrid dhe 42 për Barcelona-n.

Por fakti që këto dy skuadra kanë luajtur më shumë ndeshje se të tjerat në këtë kompeticon natyrisht që ka ndikuar në këtë statistikë të frikshme teksa mesatarisht kanë marrë një penallti në gjashtë ndeshje.

Ndërsa Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë penallti në historinë kompeticionit, me 15 nga 18 penalltitë e tij që kanë përfunduar në rrjetë.

Pas tij është rivali Lionel Messi me 11 nga 14 penallti, Van Nistelrooy me 10 nga 14 penallti. Ndërsa Lewandowski dhe Del Piero kanë përqindjen më të mirë, me shtatë penallti të shënuara nga shtatë.

 

Related posts

PAS HUMBJES NË DERBI NDAJ ARSENAL/ Mourinho bën komentin epik: Nëse dikush ka një opinion tjetër ai duhet të jetë…

Delo.autor

Xherdan Shaqiri: Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet derbi Arsenal-Manchester City në “Emirates Stadium”. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment