Futboll Sport

REKORD APSOLUT/ As MESSI dhe as NEYMAR: Vetëm RONALDO e mban ritmin e tij

As Messi dhe as Neymar. Golashënuesi i spikatur në garat e kombëtareve të futbollit, me lejen e Cristiano Ronaldos, është danezi Christian Eriksen. Mesfushori-sulmues i Tottenham ka shënuar 21 gola në 25 ndeshjet e fundit, të luajtura me ekipin e tij kombëtar. Vetëm ylli portugez, CR7, i cili nuk luan me kombëtaren e tij në ndeshjet ndërkombëtare të FIFA-s për shtatorin, e tejkalon atë. Ylli i ri i Juventusit ka shënuar 25 gola në 25 takimet e tij të fundit me kampionin e Europës në fuqi, Portugalinë.

Eriksen dhe Cristiano Ronaldo kanë shënuar nga dy “hat-tricks” në këtë periudhë, ndërkohë që portugezi ka regjistruar, gjithashtu, një “poker” golash në Andorrë, në tetor 2016. Danezi ka shënuar në 13 ndeshje, ndërsa portugezi e ka prekur rrjetën kundërshtare në 14 ndeshje. Gjithmonë, referuar 25 ndeshjeve të fundit të kombëtareve të tyre. Përveç këtyre shifrave, sulmuesi i Tottenhamit dhe ish-lojtari i Real Madridit anë edhe nga shtatë asistime secili.

Nga ana e tij, Messi ka shënuar 19 gola në po kaq ndeshjet e fundit ndërkombëtare, kurse Neymar, 14 gola. Argjentinasi dhe braziliani i kanë humbur angazhimet e mjaftueshme me ekipet e tyre kombëtare në muajt e fundit.

 

Related posts

Napoli në kërkim të një portieri, tre emra të njohur për portën kryesuesve të Serie A

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Kërkon të përforcojë sulmin, ëndrra e Tuchel kushton 175 milionë euro

Delo.autor

‘Shokohet’ Lazio, Atalanta shënon 2 gola të shpejtë (VIDEO)

Q.Autor

Leave a Comment