Champions League Futboll Sport

REKORDE TË REJA/ MESSI dhe CASILLAS rishkruajnë HISTORINË e Championsit

Për të hyrë në histori edhe një herë tjetër, Leo Messit iu deshën vetëm 31 minuta. Me rastin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër PSV, argjentinasi ka “qëndisur” një goditje dënimi, e paprekshme për Zoet, duke nisur “pokerin” katalanas, që hodhi në tapet holandezët. Pastaj erdhi “hat-trick”-u personal i argjentinasit dhe një tjetër rekord i tij u fut në almanakët e futbollit botëror.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shënoi gol në të 14-tën Ligë Kampionesh radhazi, duke mbetur “thatë” vetëm në edicionin e parë të këtij kompeticioni, si pjesë e ekipit të parë të Barcelonës. Golin e parë e ka shënuar kundër Panathinaikos, në nëntor 2005. Me këtë rekord të ri, Messi arrin një golashënues “rrace”, siç ishte ish-kapiteni i Real Madrid, Raul.

Sfida për Champions-in e ardhshëm tashmë është nisur dhe ndoshta do të parakalojë këdo tjetër me një rekordi të ri. Sa për “hat-trick”, ai i mbrëmshmi ishte i teti i të gjitha kohërave, duke arkivuar për momentin një të tillë më shumë se rivali, Cristiano Ronaldo, i cili debuton sonte në edicionin e ri të Champions-it me Juventusin, në fushën e Valencias. Në numërimin e golave ​​të përgjithshëm në këtë rast, argjentinasi është në kuotën 103, ndërsa portugezi ka arritur 120.

Ndërkohë, të martën Liga e Kampionëve ka pasur edhe një “shenjë” tjetër, që mban emrin e Iker Casillas. Portieri spanjoll ka përuruar Ligën e Kampionëve të njëzetë ndërmjet shtyllave. Askush nuk e ka arritur më parë këtë. Rekord i Casillas, që përmbledh ndeshje me Real Madrid dhe Porto.

Ai ka kaluar në këtë aspekt Ryan Giggs, me 19 Champions të luajtur prej tij. Diçka më i shkëputur është një ish-lojtar i Manchester United, si Scholes. Për Casillas, në natën e rekordit, vetëm një gol i pësuar në sfidën me Schalke, e cila përfundoi 1-1 në tokën gjermane.

Related posts

Miqësorja me Norvegjinë, Panuçi injoroi një skuadër të plotë

Sadik.Autor

HIDHET SHORTEU/ Ja cilat janë çiftet gjysmëfinaliste në Europa League

Sadik.Autor

Ancelotti e tepron me parashikimin e ndeshjes Milan- Juventus

Sadik.Autor

Leave a Comment