Futboll Sport

SULMUESI MË I MIRË/ Rudiger: Messi po, ama Ronaldo s’është më i mirë se Hazard

Qendërmbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger, beson se Lionel Messi është futbollist më i mirë se bashkëlojtari i tij, Eden Hazard, por jo edhe Cristiano Ronaldo.

Hazard ka qenë ylli i Chelseat që prej ardhjes së tij në klub nga Lille në vitin 2012, por ka dështuar ta sfidojë dyshen dominuese Messi – Ronaldo në garë për Topin e Artë, transmeton Express.

Megjithatë, përkundër faktit se Ronaldo është aktualisht fitues i Topit të Artë, përfaqësuesi gjerman e vlerëson Messin më lartë dhe pohon se sfiduesi i tij më i përafërt është Hazard.

I pyetur sesa e vështirë është ta ndalesh Kylian Mbappen pas ndeshjes së tij për Gjermaninë ndaj Francës në Ligën e Kombeve, Rudiger tha: “Mbappe është jashtëzakonisht i shpejtë dhe shumë i mirë. Për ta ndalur atë, duhet të veprosh si ekip, sepse i vetëm.. paç fat!”.

“Por, për mua, më i miri i botës është Messi, pastaj Hazard”, shtoi ai.

Related posts

BOTA E SPORTIT NË ZI/ Bie nga kati i gjashtë, humb jetën futbollisti 23-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Drithërima në portën e Likës, të kuqtë “flirtojnë” me golin (VIDEO)

Delo.autor

Carla e Simeone shijojnë pushimet në Bora Bora! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment