Futboll Sport

INSINJE FIRMOS TË ENJTEN/ Toronto kërkon një tjetër yll Italian

Lorenco Insinje pritet të firmosë për Toronton me negociatat që janë në fazën e tyre finale dhe pritet të përfundojnë të enjten. Drejtuesit e klubit kanadez priten të mbërrijnë shpejt në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Napolin.

Sipas Corriere Dello Sport, nuk ka asnjë pengesë për arritjen e kësaj marrëveshje me kapitenin e Napolit që pritet të fluturojë drejt Kanadasë menjëherë sapo të mbyllet sezoni. Italiani pritet të përfitojë 13 milionë dollarë në sezon nga një kontratë pesëvjeçare.

Por Insinje nuk është i vetmi objektiv i Torontos në Itali. Drejtuesit priten që të shkojnë drejt Torinos për të hapur bisedimet për një transferim të mundshëm të sulmuesit Andrea Beloti. 28-vjeçari do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni dhe oferta nga ana e kanadezëve pritet të jetë e parezistueshme për lojtarin, ashtu si e Insinjes.

Related posts

LIVE/ Shkërmoqen kuqezinjtë, Çekia shënon edhe golin e pestë (VIDEO)

Isa.Autor

“DUHET T’JA JAPIM TOPIN MUÇIT”/ Trajneri i Trabzonspor beson te sulmuesi kuqezi

F.autor

SFIDA NDAJ CHELSEA-T NË CHAMPIONS/ Trajner Simeone merr lajmin e mirë, rikuperohen 2 lojtarë të rëndësishëm…

Delo.autor

Leave a Comment