Futboll La Liga Sport

RONALDINHO bekon COUTINHON e MESSIN: Të dy bashkë mund të bëjnë ÇUDIRA

Ronaldinjo beson se ky do të jetë viti i Mesit dhe Kutinjos. Ish-sulmuesi i Barcelonës thotë se dyshja e katalanasve mund të bëjnë mrekulli në këtë sezon. Fillimisht i thur elozhe bashkëkombësit të tij.

“Kutinjo mund të jetë figura kryesore e Barcelonës në të ardhmen. Është një nga lojtarët më me kualitet të gjeneratës së tij. Por, sigurisht që Leo Mesi ka ende vite për të luajtur dhe do të tregojë gjëra të tjera në fushën e lojës. Nuk më pëlqen t’i krahasoj të dy. Por, ata do të bëjnë gjëra të mëdha te Barcelona.

I kam parë që kombinojnë mjaft mirë dhe janë të sigurt me gjithçka që bëjnë në fushën e lojës”, tha “Gaucho”. Por, ai nuk ngurron të bëjë parashikimet për yjet e së ardhmes që do të zëvendësojnë Mesin dhe Ronaldon. “Nejmar është gati. Kutinjo gjithashtu. Por ka edhe shumë të tjerë. Më pëlqen shumë Artur.

Te Barcelona do të rritet shumë si lojtar dhe do ta shihni që është një nga mesfushorët më të mirë në botë. I duhet pak kohë për t’u përshtatur”, vazhdoi më tej braziliani. I pyetur për Kristianon dhe Champions-at e Realit tha se i merituan.

“Reali ka bërë diçka të madhe në sezonet e shkuara. Ronaldo bëri histori aty dhe meriton elozhe dhe respekt. Është një lojtar i madh. Por, ata janë sërish të fortë sepse kanë një trajner të mirë dhe lojtarë shumë cilësorë. Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me një ekip si Reali”, ka thënë më tej legjenda e futbollit brazilian.

Related posts

KOSOVË-GREQI/ Dardanët në “gjumë”, “Helenët” shënojnë golin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

Laçi humbet 3 titullarë, më i dobët për Europën

Sadik.Autor

Rike ROÇI e lidhur me futbollistin kroat? Bukuroshja zbulon të vërtetën dhe nuk fsheh më asgjë

Isa.Autor

Leave a Comment