Futboll La Liga Sport

Ronaldinho nderon “PLESHTIN”/ Pas largimit të MESSIT, Barça të tërheqë fanellën me…

Ronaldinho Gaucho, ish-sulmuesi i Barcelonës, mendon se fanella me nr.10 që mban Lionel Messi te skuadra “blaugrana” duhet të tërhiqet, pasi askush tjetër nuk meriton ta mbajë veshur atë pasi argjentinasi të lërë sportin. “Mesi e ka nderuar më shumë se kusho tjetër atë fanellë dhe atë numër. Nuk kam asnjë dyshim për këtë, është lojtari më i mirë i historisë së këtij klubi. Në gjithë këto vite ka bërë atë që nuk e ka realizuar askush tjetër. Është më i miri”, thotë braziliani.

Më tej, Ronaldinho shton: “Unë shpresoj që ai të luajë edhe për 20 vite të tjera. Për ne që e duam futbollin duam që të shohim sa më shumë kampionë të tillë për një kohë të gjatë. Unë nuk di të them nëse Messi është më i miri i historisë së futbollit, pasi ka shumë kampionë që kanë bërë emër në epokën e tyre. Por Messi është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe kur ai të largohet fanella me nr.10 te Barcelona duhet të tërhiqet”, tha Ronaldinho, 38 vjeç, 145 ndeshje e 70 gola me Barcelonën.

Related posts

MODRIÇ NUK HEQ DORË/ Kroati kërkon të bashkohet me Interin në janar

Isa.Autor

Copa del Rey/ Hidhet shorti për gjysmëfinalet, Barcelona njeh kundërshtarin e ‘vështirë’

Q.Autor

OFERTA E ÇMENDUR/ Juventusi ofron 4 futbollistë për Paul Pogba

Delo.autor

Leave a Comment