Futboll Premier League Sport

PRANË SHKARKIMIT/ Vetëm fitorja i “shpëton kokën”, MOURINHO me shpresat tek…

Situata nuk është aspak e qetë në Mançester. Dhe bëhet fjalë për kampin e kuq, ku Mançester Junajtid do të kërkojë patjetër fitoren në transfertën ndaj Brajtonit për të shmangur një furtunë. Zhoze Murinjo krenohet me faktin se ka fituar 3 tituj në Angli dhe 8 në ligat më të mëdha në Europë. Por sot i duhen patjetër 3 pikë, pasi mediat angleze bëjnë me dije se në rast dështimi, mund të shkarkohet. Por fatmirësisht, në letër rivali që ka përballë nuk është i fortë dhe “Djajtë” mund ta kalojnë me sukses këtë sfidë. Pavarësisht se dy javë më parë Junajtid humbi pikërisht ndaj një ekipi të lehtë si Brajtoni.

STATISTIKA * Mançester Junajtid ka humbur 2 nga 3 ndeshjet e para të kampionatit, duke barazuar rekordin negativ të vitit 1992. “Djajtë” nuk kanë humbur 3 nga 4 ndeshje që nga sezoni 1986-1987. * Për herë të parë në 39 vitet e fundit, Mançester Junajtid ka pësuar 7 gola në 3 ndeshjet e para të kampionatit. * Aleksiz Sançez ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje të kampionatit anglez kundër Bërnlejt. Ai mund të jetë hajmalia e Murinjos për këtë sfidë. * Mançester Junajtid e ka mbajtur portën të paprekur në 9 nga 10 ndeshjet në transfertë ndaj Bërnlejt në të gjitha kompeticionet. Humbja e fundit ka ardhur në vitin 2009 me rezultatin 1-0. * “Djajtë” mund të fitojnë 3 ndeshje radhazi ndaj Bërnlejt për herë të parë në histori. * Ben Mi mund të bëhet lojtari i dytë në ekipin e Bërnlejt, që arrin 100 ndeshje në Premier Ligë.

 

Related posts

SERIE A/ Napoli pëson ndalesën e radhës, Roma dhe surpriza Sassuolo zbresin Juventus në vendin e 6-të

Delo.autor

E ARDHMJA TEK LAZIO E PASIGURT/ Vedat Muriqi kërkohet nga klubi i njohur europian…

Delo.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Leonardo “peshkon” sërish në Brazil, kërkohet një tjetër “Paqueta”

Delo.autor

Leave a Comment