Futboll Seria A Sport

Ronaldo zhbllokohet pas 344 minutash, Juventus mund me vështirësi Sasuolon (VIDEO)

Më në fund “zgjohet” edhe Cristiano Ronaldo, pas 344 minutash! Portugezi ka shënuar dy herë ndaj Sassuolo, golat e tij të parë në Serie A, duke i dhënë “Zonjës së Vjetër” fitoren 2-1, të katërtën radhazi në këtë kampionat, ku kryeson si e vetmja skuadër me pikë të plota.

Për kampionët e Italisë problemi i vetëm deri tani kishte qenë se blerja 100 milionësh Cristiano Ronaldo nuk kishte gjetur ende golin e parë, por në minutën e pestë të pjesës së dytë, “CR7” shënoi, pasi u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, pas gabimit të Ferrari, gjatë një goditje nga këndi.

Pas 15 minutash, Ronaldo shënoi sërish duke hipotekuar suksesin e bardhezinjëve.Deri tani, pas katër ndeshjesh në Serie A, “Topi i Artë” ka shënuar dy gola pas 30 goditjeve drejt portës kundërshtare. Në minutën e parë shtesës, Khouma Babacar ngushtoi diferencën për miqtë, por pa arritur të prishë festën e Juventus.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në Serie A, Genoa fitoi 1-0 ndaj Bologa, që ende nuk e ka gjetur golin e parë në Serie A, ndërsa Udinese dhe Torino u ndanë në barazim 1-1.

 

Related posts

Mesfushori i Juventusit i gatshëm për largim

Sadik.Autor

Pjanic i jep fund me Juventusin? Kampionët bëjnë lëvizjen e fundit me boshnjakun

Sadik.Autor

HISTORIA E PABESUESHME E VAN DIJK/ Nga “mbrojtës i djathtë i ngathët”, në qendërmbrojtësin më të mirë në botë

F.autor

Leave a Comment