Futboll Seria A Sport

RIKTHEHET ÇËSHTJA MODRIC/ Inter përgatitet sërish për…

Interi do të përpiqet që ta joshë me një ofertë fituesin e Topit të Artë, Luka Modric, duke e marrë atë nga Real Madridi, në fund të sezonit.

Kaltërzinjtë nuk e kanë sekret dhe dëshirojnë ta blejnë kroatin pasi që ai arriti në finale të Botërorit dhe kjo e kishte acaruar Real Madridin, të cilët edhe kishin kërcënuar se ata do ta raportonin rastin në FIFA, pasi që italianët kishin biseduar me të në mënyrë ilegale.

Interi do të tentoi përsëri në verë të 2019, me drejtorin e ri Beppe Marotta që do ti udhëheq negociatat.

Marotta kishte ndihmuar në negociata për të siguruar kalimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus dhe beson se ai mund ta arrin edhe këtë marrëveshje.

Interi raportohet se i ka ofruar pagë vjetore 10 milionë euro dhe kontratë katër vjeçare, me një plan që ai mund të luaj edhe për skuadrën kineze Jiangsu Sunin-klubit simotër të Interit në Kinë-për dy vite të tjera.

Related posts

ATLETICO MADRID-JUVENTUS/ Simeone kërkon “hakmarrjen” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi, Vendasit posedojnë topin ndaj kurbinasve

Delo.autor

MOTO GP E “PARALIZUAR” NGA KORONAVIRUSI/ Anulohen dy gara të tjera, shtyhet nisja e Botërorit 2020

Delo.autor

Leave a Comment