Futboll Gossip

RRËFIMI/ S’mjaftonte intimiteti për ta bërë të lumtur, donte edhe…

Yjet e Premier League nuk po kalojnë një moment shumë të mirë për sa i takon lidhjeve sentimentale. Pas Alexis Sanchez, është kthyer në qendër të vëmendjes “Kun” Aguero. Nëse për kilianin bëhet fjalë për një ndarje të dyanshme, sulmuesi argjentinas, ish-dhëndër i Maradona-s, është ndarë para disa muajsh me këngëtaren Karina Teyeda. Një ndarje që nuk ka qenë paqësore, siç ka bërë të ditur vajza në një intervistë të dhënë për “America Television”.

MASKILIST? – Fjalët e saj, të publikuara edhe nga “Marca”, nuk lënë shumë vend për interpretime. Pas një lidhje gjashtëvjeçare, këngëtarja mësohet të ketë thënë “mjaft”. Një zgjedhje që, me sa duket, ka ardhur nga mospërputhja e karaktereve. “Jam ndier gjithmonë në siklet. Sa herë që flisja dukej sikur thoja diçka të tmerrshme. Për ta bërë të lumtur? Nuk mjaftonte intimiteti. Duhej të rrija gjithë kohës në heshtje”.

DIVORC – Dhe të mendosh se Karina ka luftuar gjithmonë vetëm për të qëndruar me “Kun”. Të dy mësohet të ejnë njohur me rastin e një koncerti privat për ish-vjehrrin e sulmuesit të Man City, Diego Armando Maradona. “El Pibe” ishte i mërzitur për ndarjen nga jeta të mamasë. Karina është marrë sepse ishte një nga këngëtaret e preferuara të Giannina-s, vajza e Maradona-s. “Unë dhe ai këndonim shpesh këngët e saj”, ka thënë vajza e Diego-s në televizor. Por ai takim duket se i ka kushtuar martesën. Në fakt, duket se ka qenë dashuri me shikim të parë mes të dyve, duke shtyrë “Kun” që të ndahej me gruan e tij. Aguero duket se ka mbetur shumë i mahnitur nga format e këngëtares…

MARADONA – Një situatë tragjikomike, si një telenovelë e vërtetë. Edhe pse këngëtarja ka magjepsur edhe Diego-n. Me pak fjalë, Aguero ka tradhtuar gruan dhe i ka vjedhur femrën “El Pibe”-s me një lëvizje të vetme. Aq sa duhet për të nxitur një luftë brenda familjes. Priten zhvillime…

Related posts

Mourinho: Nuk mund të blejmë Messi-n dhe as Cristiano Ronaldo-n

Q.Autor

REVOLUCION TEK UNIFORMA/ Kështu do të jetë fanella e Real Madridit për sezonin e ardhshëm (FOTO)

Delo.autor

INTERI NIS FESTËN/ MODRIC i është premtuar ZIKATËRVE, nuk do rinovojë me REALIN

Isa.Autor

Leave a Comment