Futboll Sport

NDESHJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Kombëtarja favorite edhe në baste

Shqipëria do të kthehet në “Elbasan Arena” mbrëmjen e sotme për të pritur Izraelin në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve, një kompeticion që është mjaft i rëndësishëm nëse kuqezinjtë arrijnë të kualifikohen për më tej.

Jo vetëm kaq, por të besuarit e Christian Panucci-t duhet të hedhin pas krahëve eksperimentet dhe rezultatet e testeve të zhvilluara në muajt e shkuar. Tashmë duhet të jetë një skuadër e kompletuar për teknikun italian, i cili ka provuar të bëjë një sërë ndryshimesh që do t’i shohim sot më qartë në orën 20:45.

Kuqezinjtë për këtë përballje vijnë si favoritë. Kompanitë e basteve dhe në veçanti Bast Arena e favorizojnë fitoren e Shqipërisë. 2.23 është koeficienti për fitoren e kuqezinjve, ndërsa izraelitët janë më pak favoritë dhe kuotohen me 3.71 përkundër koeficientit 3.02 që është parashikuar për barazimin mes dy skuadrave.

Transmetimi – Kjo ndeshje do të transmetohet për tifozët nga dy platforma televizive. RTSH dhe SuperSport do të jenë dy platformat që do të sjellin në dispozicion të sportdashësve pamjet direkte nga takimi që do të nisë të luhet në orën 20:45 në “Elbasan Arena”.

*********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Related posts

E PAZAKONTË/ E vendosën për të nisur ndeshjen: Djaloshi BEFASON dhe shënon GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Pothuajse zyrtare/ Diskutohen detajet e fundit për kalimin e Memushajt te Bari

Q.Autor

Misteri i talentit te Milanit, tani shënon vetëm në…rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment