Futboll Kombëtarja Sport

SADIKU gëzon kuqezinjtë para Izraelit, lajm SPECIAL nga bomberi SHQIPTARI (FOTO)

Sulmuesi i Kombëtares sonë Armando Sadiku po rifiton këmbën e majtë. Futbollisti i Levantes u operua para një muaji në ligamentet e këmbës së majtë pasi u dëmtua rëndë në një ndeshje miqësore. Por pas një muaji 27-vjeçari po ushtron këmbën e majtë.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ai shfaqet duke ecur me patericë. Një pamje e tillë ka dhënë shpresën se do të rikuperohet më pak se 6 muajt e parashikuar.

“Duke rikuperuar gjurin! Falenderoj Zotin që jam në këmbë dhe gati të vrapoj sërish!’”

Sadiku dhe Roshi janë mungesat e konfirmuara të Kombëtares për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator.

 

Related posts

SFIDA ME VALENCIAN/ Ja mungesa e rëndësishme e “Katalanasve” në finalen e “Kupës së Mbretit”

Delo.autor

ARRITJE HISTORIKE/ Sportistja koreane thyen rekordin 25-vjeçar në Lojërat Olimpike

Delo.autor

NUK KA MBUSHUR AKOMA 21 VJEÇ/ Ylli Haaland: Kjo është ëndrra ime më e madhe

Delo.autor

Leave a Comment