Futboll Seria A Sport

Sampdoria befason Napolin/ Lazio merr fitoren e parë: Sassuolo luan “tenis” me…

Sampdoria ka bërë surprizën e javës së tretë të Serie A teksa ka mposhtur Napolin në Luigi Ferraris me rezultatin 3-0. Kjo ishte fitorja e parë e Samp-it teksa ka një ndeshje më pak për shkak të tragjedisë që ndodhi në Genoa dy javë më parë.

Napoli nuk ka arritur të përmbysë rezultatin këtë herë, diçka që ia doli ndaj Milan në javën e dytë të kampionatit. Një disfatë e rëndë për të besuarit e Ancelotti-t që treguan një formë të dobët.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Lazio ka fituar 1-0 ndaj Frosinone-s duke regjistruar fitoren e parë të sezonit. Sassuolo ka luajtur tenis me Genoa-n në fitoren 5-3 brenda në shtëpi dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes së Serie A.

Atalanta ka zhgënjyer brenda në shtëpi teksa është mposhtur nga Genoa me rezultatin 1-0. Ndërsa Chievo dhe Empoli kanë ndarë nga një pikë në barazimin pa gola.

Related posts

U LARGUA NGA BARCELONA KËTË VERË/ Rrëfehet mesfushori Rafinha: Është e vështirë t’i thuash lamtumirë, por…

Delo.autor

KORONAVIRUSI I PRISH PUNË INTERIT/ “Bavarezët” i vendosin ultimatum “Zikaltërve” për sulmuesin…

Delo.autor

KA DITËLINDJEN/ Sot 53-vjetori i Michael Schumacher, mesazhi: Je frymëzim për të gjithë ne

Delo.autor

Leave a Comment