Futboll Premier League Sport

SERBI I HAP SFIDË SHAQIRIT/ Ai e di shumë mirë se ku do të vijë, do mundohemi ta…

Xherdan Shaqirit i rezervoi shorti një grup të vështirë ku përballë do të kenë skuadrën e PSG-së, Napolit dhe Crvena së Zvezdës. Ndeshja me këta të fundit do të jetë disi e veçantë pasi Shaqiri do të shkojë në Beograd dhe atje nuk do të jetë i mirëpritur.

Ndërkohë në lidhje me provokime të mundshme nga lojtari me origjinë shqiptare, drejtori i përgjithshëm i skuadrës së Crvenës së Zvezdës ka thënë:

“Nuk besoj! Mendoj se ai do të jetë nën presion të madh psikologjik sepse e di se ku vjen. E di se Crvena Zvezda është simbol i Serbisë, ndërsa do të luaj në Marakanën e nxehtë. Nuk e di nëse do të vijë njëherë. Normalisht, si klub futbolli patjetër duhet të presim njëlloj çdo rival tonin. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Crvena Zvezda duhet patjetër të ndiejë se Shaqiri ka ardhur të luaj futboll. Detyra jonë është ta mbrojmë nga situata të padëshiruara. Të jemi pritës të mirë!”– tha Terziç.

 

Related posts

Luis Suarez premton të mos kafshojë më: Jam tjetër njeri tani

Sadik.Autor

MERKATOJA E “ÇMENDUR”/ Arsenal rikthen vëmendjen te “dashuria e vjetër”, Barcelona tundohet

Delo.autor

PËRRALLA E TALENTIT ME KLAUZOLË 100 MILIONË EURO/ Barcelona fiton, por kopertina mbetet e tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment