Champions League Futboll Sport

SHAQIRI SHKËLQEN/ Liverpool vuan, por merr 3 pikët falë SALAH (VIDEO)

Liverpool, megjithëse me vështirësi, ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Huddersfield me rezultatin e ngushtë 1-0. Të Kuqtë kanë vuajtur, sidomos në pjesën e dytë, por kanë përballuar presionin dhe tani kanë kaluar në vend të dytë të renditjes së Premier League me pikë të barabarta me kryesuesit e City-t.

Liverpool kishte shumë mungesa në udhëtimin në Huddersfield. Mane dhe Firmino janë lënë pushim nga Jurgen Klopp, gjithashtu edhe Arnold në prapavijë. Gjithsesi, ishin të Kuqtë ata që diktonin ritmin e lojës që nga minuta e parë dhe arrijnë të shënojnë në minutën e 24’. Ishte Mohamed Salah, edhe ai në dyshim përpara ndeshjes, ai që zhbllokoi rezultatin pas një pasimi të bukur të Xherdan Shaqirit.

Por me kalimin e minutave vendasit filluan të luanin më mirë duke u treguar më agresivë në dyluftime dhe duke sulmuar më shumë teksa nuk kishin gjë për të humbur. Pas pushimit, mungesat e shumta ndikuan te paraqitja e të besuarve të Klopp, teksa Huddersfield vazhdonte të insistonte më shumë për golin barazimit. Në minutën e 82’ Mounie duhet të kishte shënuar, por goditja e tij shkon jashtë porte.

Related posts

STADIUMI PLOT/ Në Izrael shiten të gjitha biletat për ndeshjen me Shqipërinë

F.autor

Superiorja një tjetër nivel/ Sindrit Guri dhe Kristal Abazaj mbajnë premtimin

Isa.Autor

CHAMPIONS CUP/ Real-Roma: Sfida ku pritet SPEKTAKËL, EMOCIONE dhe GOLA

Isa.Autor

Leave a Comment