Futboll Seria A Sport

SERIE A/ RONALDO kërkon golin e parë ndaj PARMËS, INTERI fitoren e parë me…

E shtuna është dita e Juventusit dhe Interit në Serie A. Në Enio Tardini të Parmas, bardhezinjtë e Allegrit në orën 20:30 do të synojnë fitoren e tretë radhazi në këtë kampionat për të kryesuar të vetëm për një ditë me pikë të plota. E gjithë vëmendja edhe këtë herë do të jetë te 5-herë fituesi i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo. Të gjithë presin golin e parë të portugezit me fanellën e Juves dhe sfida ndaj Parmës mund të jetë idealia për CR7-ën për t’u zhbllokuar.

Më herët në orën 18:00 në Dall’ Ara Interi i Spallettit do të masë forcat me Bolognan e Filippo Inzaghit dy skuadra që nuk e kanë shijuar kënaqësinë e fitores në dy javat e para. Zikaltrit nuk kanë rrugët tjetër veç suksesit në këtë sfidë për të lënë pas momentin negativ të fillim sezonit. Sot Spalletti do të mbështet edhe te blerja më e rëndësishme e kësaj vere mesfushori belg Radja Nainggolan.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN NË TURQI/ Et’hemi realizon një “PERLË” dhe afron ekipin me zonën play-off (VIDEO)

Delo.autor

E PAPRITUR/ Samuel ETO’O largohet nga Turqia, ja ku do ta vazhdojë karrierën

Isa.Autor

U LARGUA NGA INTER NË FORMË HUAZIMI/ Sulmuesi Perisic do të kthehet te “Zikaltërit” në…

Delo.autor

Leave a Comment