Futboll Sport

TUCHEL PLAS “BOMBËN”/ MBAPPE, UNIK dhe I TALENTUAR, është më i mirë se…

Trajneri gjerman i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka përshkruar lojtarin e tij, Kylian Mbappe, si jashtëzakonisht të talentuar përderisa e ka lavdëruar adoleshentin francez. Medaljisti i artë i Kupës së Botës, Mbappe, kishte shënuar 21 gola sezonin e kaluar me Paris Saint-Germainin, dhe pas përfundimit të sezonit të kaluar, ai i ndihmoi Kombëtares së Francës të triumfonte në Rusi, ku edhe u zgjodh lojtari më i ri i ri.

Tanimë, Mbappe i ka shënuar tri gola gjatë dy ndeshjeve për klubin e tij në sezonin e ri të Ligue 1, dhe për këtë arsye trajneri i tij, Tuchel, e ka lavdëruar 19-vjeçarin.

“Kylian është jashtëzakonisht i talentuar dhe është një person tejet pozitiv gjithashtu. E kam njohur atë për disa jave tanimë dhe mund të them se ai është i uritur për gola dhe fitore”, ka thënë Tuchel.

“Edhe gjatë stërvitjeve, ai është shumë garues dhe ai ka të aftësi të veçante për t’i dhënë lojtarëve të tjerë pozitivitet dhe t’i bëjë ata të përmirësohen”.

“Nuk është e lehtë të përshkruhet, por kështu është ai. Janë disa gjëra që e bëjnë atë unik. Dhe është thjesht e mrekullueshme që ai po luan për skuadrën tonë”.

“Nuk më intereson imazhi i tij. Ai është ai që është. Djaloshi është çdo ditë këtu me një buzëqeshje në fytyre. Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës sonë”.

“Mund ta ndiej se njerëzit e mirëpresin atë në cilindo stadium këtu në Francë. Do ta shohim nëse e njëjta gjë do të ndodhë në Nimes. Ai është një person shumë i lirë.

Related posts

“NDERI DHE PARIMI THEMELOR I SHQIPTARËVE…”/ ‘Gazzetta dello Sport’ artikull për ‘besën’ e Jasharit ndaj Milanit

F.autor

Mbyllet merkato e janarit, disa lojtarë të njohur kanë mbetur pa ekip

Q.Autor

JEP LAJMIN E BUJSHËM/ Menaxheri i mbrojtësit Hysaj: Me Napolin ka mbaruar gjithçka. Kam folur me klubin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment