Futboll Premier League Sport

Verrati paralajmëron PSG: Liverpool nuk është si kampionati francez, ata janë më të…

Marco Verratti pret që Liverpool të paraqesë një lloj tjetër sfide për PSG në ndeshjen e së martës, në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga ato që përjeton në Ligue 1. PSG vendosi një rekord të ri të klubit të premten, ndërsa mundi Saint-Etienne me rezultatin 4-0 në “Parc des Princes”, me Thomas Tuchel duke u bërë trajneri i i parë i kryeqytetasve francezë që fiton secilën nga gjashtë ndeshjet e tij të para.

Ky start mbresëlënës do të vendoset në një provë të ashpër në “Anfield”, pasi Liverpool, po ashtu, ka pasur një fillim të shkëlqyeshëm në sezonin e ri të Premier League. Një ritëm të tillë, “Reds” do të kërkojnë ta mbajnë edhe në Europë, pasi shkuan deri në finalen e Champions-it sezonin e kaluar.

“Përpara përplasjes me Liverpool është mirë që i kemi fituar të gjitha ndeshjet tona. Megjithatë, me Liverpool do të jetë krejt tjetër, – tha mesfushori italian, Verratti, për gazetarët. – Ata kanë një ekip që luan shumë mirë në shtëpi. Kanë edhe përvojë në Ligën e Kampionëve, pasi arritën deri në finalen e sezonit të fundit.

Është një provë e rëndësishme për ne, por jovendimtare. Natyrisht, është mirë ta fillojmë mbarë edicionin e ri të Champions-it, sidomos me një lojë të komplikuar”.

Related posts

Michel Platini fiton pafajësinë: Do t’i rikthehem futbollit

Sadik.Autor

PAS BARAZIMIT NDAJ LAZIOS/ Pirlo thumbon Paulo Dybala te aksioni i fundit! Mbi Ronaldo dhe Morata…

Delo.autor

EFEKTI CR7/ Në Mançester bluzat në dyqane kanë përfunduar, mbërrijnë “online” vetëm në nëntor. Ja motivi…

Delo.autor

Leave a Comment