Futboll Sport

“Shi” milionash/ Njihuni me 10 agjentët më të fuqishëm në botën e sportit (LISTA)

Agjentët e sportistëve janë përfaqësuesit e plotfuqishëm që po bëhen më të rëndësishëm nga viti në vit, me disa prej tyre që arkëtojnë miliona për transferimet më të bujshme në botë. Kemi dëgjuar shpesh emra si Jorge Mendes e Mino Raiola, “peshkaqenë” të tregut të futbollit, aq sa FIFA po mundohet t’u vendosë “fre”.

Por cilët janë realisht agjentët më të pasur në botën e sportit? Listën e 10 personave më të fuqishëm dhe të pasur e ka përpiluar si zakonisht revista amerikane Forbes.

Këtë vit ka ndryshime të rëndësishme, sepse në vendin e dytë kthehet portugezi Jorge Mendes, i cili këtë verë transferoi Ronaldon te Juventusi. Mendes ka arkëtuar më shumë se 100 milionë euro në komisione, duke qenë i dyti pas amerikanit Scott Boras, mbreti i bejsbollit në Amerikë.

Shkëlqen edhe Mino Raiola, i cili ka hyrë në 5 agjentët më të fortë në botë. Agjenti i Ibrahimovic e Pogba ka arkëtuar 62 milionë dollarë këtë vit, ndërsa një vit më parë arkëtonte “vetëm” 43 milionë.

Related posts

Real Madrid 3:1 Liverpool, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

HUMBJA NË DERBI/ Alarm tek Tirana, Halili: Do ketë ndryshime në…

Isa.Autor

Finalja e Europa League, Simeone merr përgjigjen nga CAS

Sadik.Autor

Leave a Comment